Lidhje

SHBA shqyrton mundësinë e armatosjes së opozitës siriane


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel thotë se administrata Obama po rishikon kundërshtimin e mëparshëm për të mos armatosur kryengritësit që luftojnë kundër qeverisë siriane.

Sekretari Hagel tha dje në një konferencë për shtyp se administrata Obama po shqyrton një numër alternativash, por nuk është arritur ende një vendim.

Njoftimi u bë ndërkohë që trupat e qeverisë siriane, të mbështetur nga avionë luftarakë, avancuan në zonat me shumicë suni të qytetit qendror Homs, në përpjekje për të sprapsur kryengritësit. Organizata me bazë në Britani “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut” tha se trupat kanë nën kontroll lagjen Wadi al Sayeh.

Organizata paralajmëroi se nëse trupat qeveritare marrin lagjet në zonën e vjetër të qytetit, do të shtohen gjasat për dhunë sektare.
XS
SM
MD
LG