Lidhje

Skot Mekriri fiton programin televiziv "American Idol"


Skot Mekriri fiton programin televiziv "American Idol"
Skot Mekriri fiton programin televiziv "American Idol"

Scotty McCreery fitoi konkursin American Idol në finalen e zhvilluar mbrëmë në teatrin Kodak në Los Anxhelos duke lënë pas rivalen e preferuar nga juria Lauren Alaina.

Këngëtari i muzikës kantri është fituesi i edicionit të 10 të këtij konkursi që këtë herë tërhoqi një numër rekord votuesish - 122 milionë. McCreery, 17 vjeç nga Karolina e Veriut deklaroi pas fitores se po përjetonte momentin më të lumtur të jetë së tij.

Fitorja i siguron atij një kontratë regjistrimi një vjeçare por megjithatë përvoja e viteve ka treguar se suksesi i këngëtarëve të rinj nuk do të varet vetëm nga fitimi i këtij konkursi pasi ka patur disa pretendentë që kanë patur më shumë sukses sesa ata që kanë marrë kurorën.

Përveç kurorëzimit të fituesit, ceremonia e mbrëmshme pati një numër interpretimesh nga disa prej yjeve më të shquar të industrisë së muzikës si Lady Gaga, Bono, Beyonce, Tony Benett dhe Stive Tyler, anëtar i jurisë.

XS
SM
MD
LG