Lidhje

Identifikohet një nga rusët e dyshuar për sulmin ndaj Skripalëve


Një grup gazetarësh investigativë britanikë kanë identifikuar një anëtar të lartë të agjencisë së zbulimit ushtarak rus si një nga dy personat e akuzuar se është përpjekur të vrasë ish-agjentin rus Sergey Skripal-in dhe vajzën e tij Yulia në Britani, më parë gjatë këtij viti.

Prokurorët britanikë akuzuan për ngjarjen dy shtetas rusë Alexander Petrovin dhe Ruslan Boshirov-in, se tentuan të vrasin Skripalët me substancën nervore Novichok në qytetin Salisbury në muajin mars.

Faqja e internetit investiguese “Bellingcat” njoftoi të mërkurën se Ruslan Boshirov është në të vërtetë koloneli Anatoliy Chepiga, i cili ka marrë vlerësimin e më të lartë në Rusi, duke u shpallur hero i federatës në vitin 2014.

Sipas autoriteteve britanike të dyshuarit kanë mbërritën në aeroportin Gatwick të Londrës dy ditë përpara sulmit.

Lëvizjet e tyre nga një hotel në Londër në vendin e ngjarjes në Salisbury janë filmuar nga kamerat e sigurisë. Të dy burrat udhëtuan drejt Rusisë në të njëjtën ditë në mbrëmje duke u nisur nga aeroporti Heathrow.

Dy shtetasit rusë Ruslan Boshirov dhe Alexander Petrov janë akuzuar në mungesë për kryerjen e sulmit. Në një intervistë për kanalin RT të financuar nga Kremlini, ata mohuan të ishin agjentë të shërbimit rus të zbulimit (GRU) ndërsa kanë thënë se punojnë për një biznes që merret me lëndët ushqyese.

Sergey Skripali dhe vajza e tij u shëruan pas sulmit ndërsa një grua britanike e cila ra në kontakt me agjentin nervor, vdiq.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG