Lidhje

OSBE, shqetësim për gazetarët në Slloveni e Bosnjë


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka shprehur shqetësime lidhur me gjendjen e lirisë së medias në Slloveni dhe Bosnjë Hercegovinë.

OSBE me qendër në Vienë tha sot se gjykimi i gazetares sllovene Anushka Deliç përbën një kërcënim për median e lirë dhe mund të ndrydhë gazetarinë investigative në Slloveni.

Gazetraja Deliç me të përditshmen Delo, po gjykohet për publikimin e informacioneve sekrete që ajo kishte siguar në nëntor të vitit 2011. Një seancë dëgjimore paraprake është caktuar për datën 15 tetor. Nëse gjendet fajtore, ajo mund të përballet me deri tre vjet burgim.

OSBE tha se shqetësimet për sigurinë kombëtare duhet të peshohen mirë përballë interesit publik.

Po ashtu sot, OSBE dënoi kërcënimet për vdekje ndaj Sinisha Vukeliçit, redaktor i një protali në internet me qendër në Banja Luka. Kërcënimet vijnë pas një seri sulmesh ndaj gazetarëve në Bosnjë Hercegovinë këtë vit. OSBE e mirëpret reagimin e shpejtë të policisë për ndërmarrjen e hetimeve për të zbuluar përsonat përgjegjës. Organizata i bën thirrje autoriteteve në Bosnjë që të bëjnë gjithçka për të hetuar sulmet dhe sjellur para drejtësisë personat përgjegjës.

XS
SM
MD
LG