Lidhje

Thaçi e Vuçiç në Forumin e Bratislavës


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se procesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve të panevojshme nga Serbia, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ritheksoi qëndrimin se pa heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe nuk mund të këtë rifillim bisedimesh.

Gjatë një debati në forumin mbi Sigurinë Globale në Bratislavë të Sllovakisë, të dy presidentët shprehën gatishmërinë për të rifilluar bisedimet, por çështja e tarifave dhe marrëveshjet e pazbatuara nga viti 2013 çuan në përplasje në mes tyre.

Rama dhe Vuçiç, me pikëpamje të ndryshme në Bratislavë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00

Presidenti Thaçi tha se nuk mund të ketë bisedime duke vendosur kushte, siç është duke bërë Serbia.

Tarifat kanë qenë rezultat i sjelljes agresive të Serbisë posaçërisht pengesat në anëtarësimin në Interpol dhe UNESCO. Por, shpresoj që në javët që po vijnë do të krijojmë një mjedis pozitiv për të tejkaluar këto pengesa që i kemi përball për të vazhduar dialogun dhe se samiti i Parisit do të mund të jetë një mundësi reale për të vazhduar bisedimet me hapa konkretë drejt finalizimit në të ardhmen e afërt, në muajt e ardhshëm. Objektivi është më i madh se sa pengesat me të cilat po përballemi”, tha presidenti Thaçi.

Por, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se i takon Serbisë që të luftojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe UNESCO dhe sipas tij, nuk ka qenë sjellje agresive.

Ata vendosën tarifa kundër Serbisë, 100 për qind dhe ende më kujtohet që Hashim Thaçi ka qenë kundër kësaj në natën e parë, të dytë dhe në vazhdim, duke më thënë që do t’i largojmë tarifat shumë shpejt dhe tash u bënë shtatë muaj dhe ne kemi humbur 300 milionë euro, kemi humbur tregun dhe kjo është kundër marrëveshjes së CEFTA-s, të cilën Kosova e ka nënshkruar së bashku me Beogradin dhe me të tjerët në Ballkanin Perëndimor në vitin 2006”, tha ai.

Sa i përket tarifave edhe njëherë, e di që zoti Vuçiç nuk i bëhet vonë, e di që i ka humbur disa milionë euro por politikisht ai është i lumtur ashtu siç e ka theksuar. Shpresoj që do të kemi përafrime në ditët dhe javët e ardhshme dhe se bisedimet do të rifillojnë, ndryshe vënia e kushteve është vetëm justifikim për të mos vazhduar bisedimet”, tha presidenti Thaçi.

E vetmja çështje që nuk pajtohemi me ta lidhet me statusin e Kosovës, pikë, kjo ka qenë sjellja agresive e Serbisë dhe jam shumë i kënaqur që e dëgjova si konfirmim sot nga Hashim Thaçi”, tha presidenti serb.

Haradinaj: Qartësi për procesin e bisedimeve - pastaj pezullim tarifash

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të premten në Prishtinë pas kthimit nga Berlini, se Kosova është e gatshme të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të tarifave ndaj mallrave serbe, për një kohë të caktuar, por për këtë duhet të ketë qartësi të procesit të bisedimeve.

“Janë dy opcione që mund të zgjidhin çështjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke Kosovë – Serbi, ose një vendim i madh, pra një konferencë që zgjatë ndonjë ditë derisa të arrihet marrëveshja, është përdorur simbolika e zgjedhjes së Papës derisa të dalë tymi i bardhë, e në këtë rast Kosova është e gatshme ta suspendojë taksën për disa ditë derisa të ndodhë një takim i tillë, një konferencë e tillë, pra një takim me marrëveshje paraprakisht të dakorduar për negociim dhe përmbyllje. Nëse është vetëm proces diku në vjeshtë kur zgjedhën institucionet e reja të Bashkimit Evropian dhe procesi kthehet në binarë të një procesi afatgjatë prapë është me rëndësi që ta kemi një kornizë marrëveshje për këtë proces, pra mos të shkohet në dialog pa qartësi për çka do të flitet edhe cilat janë temat e cila është radhitja e tyre, atëherë edhe nëse ne e suspendojmë disa ditë kjo nuk ndihmon asgjë për shkak se procesi mund të jetë disa muaj ose disa vjet e nëse ne e suspendojmë për disa ditë taksën nuk i ndihmojmë procesit”, tha ai.

Kryeministri, qëndroi për dy ditë në Gjermani ku pati takime me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë në Berlin, me të cilët pas dyerve të mbyllura ka diskutuar zhvillimet në Kosovë, mundësitë e ripërtëritjes së bisedimeve me Serbinë dhe përgatitjet për takimin e Parisit me 1 korrik të organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. I pyetur nga gazetarët për mundësinë e dështimit të këtij takimi ai tha se për këtë askush nuk do të mund të fajësonte Kosovën.

Të dy presidentët vazhduan mospajtimet edhe lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në prill të vitit 2013.

Kosova e Serbia po përballen me trysni ndërkombëtare për të rifilluar procesin e bisedimeve, proces ky që mbetet i bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar, pas vendosjes së tarifave nga ana e qeverisë së Kosovës ndaj mallrave serbe.

Gjermania dhe Franca, janë vënë në përpjekje për të zhbllokuar situatën aktuale dhe për një korrik është paralajmëruar një takim në Paris në kuadër të këtyre përpjekjeve. Por, ende është e paqartë çështja e këtij takimi të cilin të dyja palët e kanë vlerësuar të rëndësishëm. Madje presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në disa raste ka theksuar se ai edhe mund të mos ndodhë fare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG