Lidhje

Sllovenia , barriera për emigrantët në kufi


Sllovenia ka në plan të ndërtojë “pengesa” në kufirin me Kroacinë në përgatitje për një valë të re të pritshme emigrantësh që do të drejtohen për në Evropën veriore këtë javë.

Por kryeministri Miro Cerar, vendi i të cilit u gjend muajin e kaluar në boshtin kryesor rrugor për mijëra emigrantë pasi Hungaria mbylli kufijtë jugorë, këmbënguli se kufiri do të mbetet i hapur.

“Ne vendosëm dje që të fillojmë të ndërtojmë gjatë ditëve në vazhdim në kufirin Shengen me Kroacinë disa barriera të përkohëshme teknike”, tha zoti Cerar sot në kryeqytetin Ljubljana.

Ai sqaroi se objektivi i tyre është për t’i drejtuar emigrantët për në pikëkalimet kufitare, jo për të mbyllur kufijtë.

Një valë në rritje emigrantësh pritet të përshkojë Ballkanin sepse mijëra ishin bllokuar në Greqi javën e kaluar për shkak të një greve tragetesh që e bënë të pamundur largimin e tyre nga ishujt greke, destinacioni i tyre i parë pas një udhëtimi të rrezikshëm nga Turqia në rrugë detare.

XS
SM
MD
LG