Lidhje

Jep dorëheqjen kryeministri i Sllovenisë


Kryeministri i Sllovenisë Miro Cerar dha dorëheqjen, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë që shfuqizon një referendum në favor të një projekti madhor hekurudhe. Sot ai i dorëzon zyrtarisht dorëheqjen Presidentit Borut Pahor.

Në referendumin e zhvilluar në shtator, votuesit miratuan një projekt me vlerën e 1.2 miliardë dollarëve për zgjerimin e hekurudhës nga një port i Adriatikut për në kufirin me Italinë.

Cerar tha se hekurudha e re do kishte “një rëndësi të madhe për zhvillimin e Sllovenisë.”

Por Gjykata e Lartë urdhëroi një votim të ri, me argumentin se qeveria kishte ndikuar pa të drejtë tek votuesit, që ata ta miratonin projektin.

Cerar tha se koalicioni i tij i qendrës së majtë po e le vendin në një situatë ekonomike shumë më të mirë se sa kur erdhi në pushtet në vitin 2014.

Zgjedhjet paralamentare në Slloveni janë në plan të mbahen në qershor, por dorëheqja e kryeministrit Cerar mund të ndikojë që atë të mbahen më parë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG