Lidhje

Tym i bardhë në Kapelën Sistine


Nga Kapela Sistine më në fund doli tymi i bardhë, që lajmëroi zgjedhjen e Papës së ri.

Konklava e kardinalëve zgjedh Papën e ri.

Nga Kapela Sistine më në fund doli tymi i bardhë, që lajmëroi zgjedhjen e Papës së ri.

Papa Benedikti XVI tronditi botën katolike muajin e kaluar duke u bërë papa i parë në 600 vjet që jepte dorëheqjen.

Sot paradite në Sheshin e Shën Pjetrit mund të shihje përsëri vizitorë, turistë dhe murgesha, në pritje të lajmit për zgjedhjen e Papës së ri.

Një kandidat duhet të marrë dy të tretat e votave, ose 77 për t'u zgjedhur në krye të Kishës Katolike. Sytë e njerëzve u drejtuan nga oxhaku mbi Kapelën Sistine deri sa prej tij doli tymi i bardhë.
XS
SM
MD
LG