Lidhje

Edward Snowden mohon të ketë kontaktuar qeverinë kineze


Gazeta britanike “The Guardian” thotë se ish-kontraktori i CIA-s Edward Snowden, që nxorri kohët e fundit dokumenta sekrete, ka mohuar të ketë patur kontakte me qeverinë kineze.

Sipas gazetës, Snowden i ka bërë këto komente në një chat në internet, në faqen kompjuterike të gazetës. Snowden ka qëndruar i fshehur në Hong Kong që kur zbuloi disa dokumente sekrete të Shteteve të Bashkuara për disa gazeta.

Ish nënpresidenti Dick Cheney e denoncoi Snowdenin si tradhtar në një intrevistë që dha dje, duke thënë se ish kontraktori i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar mund t’i japë dokumente sekrete autoriteteve kineze.

Por zoti Snowden tha të cilësohesh tradhtar nga ish-nënpresidenti amerikan është nderi më i lartë që mund t’i bëhet një amerikani. Komentet e tij nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG