Lidhje

Solar Impulse, avion me energji diellore


Solar Impulse – një avion zviceran me energji diellore do të fluturojë mbi Shtetet e Bashkuara më vonë këtë vit. Për më shumë hollësi rreth këtij misioni, korrespondentja e Zërit të Amerikës Sunanne Presto na sjell hollësi nga Uashingtoni, ku Solar Impulse pritet të ulet në muajin qershor.

Avioni do të fluturojë mbi Shtetet e Bashkuara nga brigjet perëndimore në brigjet lindore, pa përdorur karburant.

Dy pilotët e misionit, të cilët janë edhe bashkëthemeluesit e Solar Impulse, u thanë gazetarëve në aerodromin Moffett në Kaliforni se avioni do të fluturojë në Nju Jork me pesë ndalesa në aeroportet kryesore gjatë rrugës. Udhëtimi i kryer me energji diellore do të zgjatë nga muaji maj në muajin qershor, duke ndalur rreth një javë në secilin destinacion. Piloti Bertrand Piccard tha se një nga qëllimet është demonstrimi i fuqisë së novacionit.

"Për të treguar se me energjinë diellore, me teknologjitë e pastra, me efikasitetin energjetik, ne mund të gjejmë shumë zgjidhje për problemet e mbështetjes, jo vetëm për të mbrojtur mjedisin, por edhe për të krijuar vende pune, për të sjellë fitime për korporatat, për të vazhduar rritjen ekonomike, në saje të kësaj teknologjie novatore”.

Avioni është natyrisht një novacion që i ngjan një aeroplani apo një insekti më tepër se sa një avioni tradicional. Në kabinën e tij të ngushtë të pilotit mund të ulet vetëm një njeri dhe krahët e tij kanë një gjatësi prej më shumë se 60 metrash.

Pjesa e sipërme e krahëve të avionit është e mbuluar me panele diellore që konvertojnë rrezet e diellit në energji elektrike që është e nevojshme për avionon si dhe për ngarkimin e baterive që ai të fluturojë gjatë natës. Qelizat diellore kanë trashësinë e flokut të njeriut.

Konstruksioni i tij inxhinierik është i lehtë për të fluturuar ditën dhe natën me energji diellore. Në fakt, avioni peshon vetëm sa një makinë e vogël, rreth 1600 kilogram, duke pëfshirë edhe pilotin.

PilotI André Borschberg flutoroi me Solar Impulse për herë të parë gjatë një nate në vitin 2010. Ai udhëtim zgjati 26 orë, por Borschberg thotë se për misionin e ardhëshëm ai dhe piloti tjetër Piccard kanë vënë si kufi që të fluturojnë vetëm 24 orë çdo herë.

"Tani ky avion mund të fluturojë edhe pa ndalesë, por ai nuk ka pilot automatik dhe për arsye sigurie, pasi piloti nuk është aq rezistent sa teknologjia, ne e kemi kufizuar fluturimin në 24 orë”.

Të dy pilotët do të ndërrrojnë vendet gjatë fluturimit dhe do të ndërrohet në çdo ndalesë.

Piloti Piccard nuk është i huaj në thyerjen e rekordeve, ai ka kryer një fluturin pa ndalesë përreth botës. Ai thotë se është i motivuar të bëjë atë që njerëzit thonë se nuk mund të bëhet dhe shton se njerëzit e kalojnë pjeësn më të madhe të jetës duke shmangur të panjohurën.

"Sapo fillon ta duash të panjohurën, të duash çfarë është e dyshimtë, të duash pyetjet, jeta bëhet një aventurë prallore dhe kjo është gjithëçka rreth avionit Solar Impulse".

Kjo aventurë e pritëshme amerikane është pararendësja e fluturimit të Solar Impulse përreth botës në vitin 2015.
XS
SM
MD
LG