Lidhje

Sulm ndaj parlamentit somalez; 18 të vrarë


Ekstremistët e al-Shababit sulmuan ndërtesën e parlamentit somalez dje me bomba dhe armë zjarri, në një sulm që la të paktën 18 të vrarë përfshirë disa nga autorët e sulmit.

Zëdhënësi i policisë Kasim Ahmed Roble tha për Zërin e Amerikës se 10 ushtarë të forcave somaleze të sigurisë dhe Misionit të OKB-së për Somalinë ishin mes të vrarëve, ndërsa 14 ushtarë dhe katër ligjvënës u plagosën.

Ahmed Roble tha se të paktën tetë nga autorët e sulmit u vranë.

Shtetet e Bashkuara e dënuan sulmin, duke e cilësuar si akt frikacakësh. Përmes një deklarate, Departamenti i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm qeverinë somaleze dhe përpjekjet e saj kundër rrjetit al-Shabab që ka lidhje me al-Qaidën.
XS
SM
MD
LG