Zyrtarët po përpiqen të zbulojnë nëse një goditje me avion amerikan të telekomanduar në Somali ka lënë të vrarë Ahmed Abdi Godane, udhëheqës i grupit ekstremist al-Shabab.
Zyrtarët somalezë thonë se sulmi i djeshëm kishte në shenjestër udhëheqës të lartë të al-Shababit në rajonin Shabelle e Poshtme.
Dëshmitarët thonë se avioni kishte vënë në shenjestër tre automjete, dy prej të cilave u goditën nga një numër raketash, ndërsa e treta mund të ketë shpëtuar.
Sipas burimeve, al-Shababi bllokoi zonën menjëherë pas sulmit. Nuk ka pasur njoftime për dëmet në njerëz.