Lidhje

Tre somalezo-amerikanë në gjykim për terrorizëm


Gjyqi ndaj tre të pandehurve somalezo-amerikanë, të akuzuar për ërpjekje për t’iu bashkuar grupit militant Shteti Islamik, hyri në javën e dytë në Mineapolis. Tre të pandehurit akuzohen se janë takuar disa herë për të gjetur rrugën më të mirë për të udhëtuar për në Siri për t’u bashkuar me grupin terrorist. Ata u ndaluar nga forcat e rendit para se të hypnin në aeroplan.

Tre të akuzuar, 22 vjeçari Mohamd Farah, 21 vjeçari Guled Omar dhe 22 vjeçari Abdirahman Daud, përballen me mundësinë e dënimit me 15 burg për komplot për të kryer vrasje jashtë Shteteve të Bashkuara. Ata nuk e kanë pranuar fajësinë. Fadumo Hussein, nëna e Guled Omar i tha sherbimit somalez të Zërit të Amerikës se ajo beson se FBI i ka manipuluar të akuzuarit duke i vënë kundër njëri-tjetrit.

“FBI po i përdor të rinjtë që të japin dëshmi të rreme ndaj njëri tjetrit. Dëshmitari Abdullah Yusuf po lexonte një dekleratë të rremë të dhënë nga FBI.”

Sadiq Warfa, veprimtar i komunitetit somalezo-amerikan i tha sherbimit somalez të Zërit të Amerikës se nuk po gjykohet komuniteti por disa individë.

“Ky është gjykimi terrorist më i madh që po bëhet në vend. Duhet të jemi të kujdesshëm, të presim dhe të lëmë vazhdimin e procesit. Kemi një sistem drejtësie dhe avokatin mbrojtës. Dua ta bëj të qartë se nuk po gjykohet komuniteti somalez në Amerikë. Janë disa individë para gjykatës dhe në bazë të sistemit të drejtësisë këtu, deri sa të provohesh fajtor je i pafajshëm.”

Një dëshmitar që po bashkëpunon me drejtësinë, 20 vjeçari Abdullah Yusuf, po dëshmon kundër të pandehurve. Ai ka qënë mik i të dyshuarve për të cilët thotë se e tërhoqën drejt radikalizmit. Yusuf u arrestua para se të hypte në aeroplan drejt Sirisë. Ai ka pranuar fajësinë se ka ofruar mbështetje materiale për të luftuar për Shtetin Islamik

XS
SM
MD
LG