Lidhje

Gjendet sonda hapësinore Beagle 2


Agjencia Evropiane e Hapësirës tha se një sondë e ndërtuar nga britanikët, që ishte zhdukur më shumë se një dekadë më parë në planetin Mars është gjetur.

Agjencia britanike e hapësirës njoftoi sot se sonda Beagle 2 "është gjetur duke funksionuar pjesërisht në sifërfaqen e planetit, duke i dhënë fund misterit se çfarë ndodhi me të."

Agjencia tha se funksionimi i pjesshëm shpjegon arsyen përse nuk merrej asnjë sinjal apo e dhënë nga sonda Beagle pasi hapja e plotë i të gjitha paneleve diellore ishte e nevojshme për të transmetuar të dhënat dhe për të marrë komanda nga toka.

Zyrtarët thanë se gjetja e sondës tregon se hyrja dhe ulja e saj në planetin Mars ka ndodhur ashtu siç ishte parashikuar në ditën e Krishlindjeve në vitin 2003.

Misioni i sondës Beagle ishte të dërgonte informacione nga Marsi mbi mundësinë e shenjave të jetës në planetin e kuq, por kontakti me të nuk u vendos kurrë.

Shkencëtari britanik Colin Pillinger që ishte në krye të misionit vdiq vjet në moshën 70 vjeçare.

Beagle 2 e mori emrin nga anija e Çarles Darvinit me të cilën ai lundroi kur formuloi teorinë e evolucionit.

XS
SM
MD
LG