Lidhje

Fjalimi i Presidentit Obama mbi gjendjen e vendit


Presidenti Barack Obama mbajti të martën mbrëma fjalimin vjetor mbi gjendjen e vendit para Kongresit dhe popullit amerikan. Në të presidenti parashtroi një plan për këtë vit zgjedhjesh për në Kongres. Ai foli rreth ekonomisë në përmirësim, ndërkohë që përballet me një miratim të ulët të opinionit publik dhe një Kongres të përçarë, i cili shpesh ka parandaluar nismat e tij.

Zoti Obama në pjesën më të madhe të fjalimit u përqëndrua në ekonominë dhe çështjet me të cilat përballet klasa e mesme, duke siguruar votuesit se gjërat po përmirësohen.

Fjalimi i Pres. Obama për gjendjen e vendit
please wait

No media source currently available

0:00 0:06:17 0:00

Të mërkurën, Presidenti Barack Obama filloi një turne dy ditor në katër shtete, në mbështetje të synimeve që parashtroi në fjalimin mbi gjendjen e vendit, ku premtoi të miratojë axhendën e tij ekonomike edhe pa mbështetjen e Kongresit.
Një pjesë e zgjidhjes së tij janë propozimet për rritjen e pagës minimale, zgjerimin e mundësive për arsimim dhe reformën e imigracionit.
Presidenti Obama gjithashtu u hodh në mbrojtje të ligjit të tij të kujdesit shëndetësor, duke thënë se ai do të punojë me Kongresin kur është e mundur, por ai do të veprojë i vetëm nëse është e nevojshme.
XS
SM
MD
LG