Lidhje

Shërbesë përkujtimore për minatorët e vrarë


Në Afrikën e Jugut. u mbajt një shërbesë përkujtimore për 34 minatorët që u vranë nga policia një vit më parë në një minierë platinumi.

Shërbesa e sotme në minierën Lonmin Platinum në Marikana u mbyll me një minute heshtje për të shënuar vrasjet e minatorëve që po protestonin për paga më të larga dhe kushte më të mira jetese.

Masakra e 16 gushtit 2012 tronditi Afrikën e Jugut dhe mbarë botën.

Policia pretendoi se minatorët ishin të armatosur dhe se oficerët vepruan për t’u vetmbrojtur.

Më pas fotografitë zbuluan se minatorët kishin vetëm shkopinj dhe shtiza.
XS
SM
MD
LG