Lidhje

Ish presidentja e Koresë së Jugut dënohet më 24 vjet burg


Një gjykatë në Korenë e Jugut dënoi ish presidenten Park Geun-hye me 24 vjet heqje lirie nën akuzat për korrupsion. Park ishte gjetur fajtore më herët për shpërdorim pushteti dhe shtrëngim.

Prokurorët kishin kërkuar 30 vjet heqje lirie.

Park është mbajtur në një qendër paraburgimi afër Seoulit që nga arrestimi i saj në Mars të vitit 2017. Ajo refuzoi të paraqitet të premten në seancën ku u lexua aktgjykimi, duke u arsyetuar me gjendjen shëndetësore.

Ajo akuzohet se ka përdorur zyrën e saj duke detyruar korporatat e mëdha të Koresë së Jugut t’u dhurojnë gati 70 milionë dollarë dy organizatave jo-fitimprurëse të kontrolluara nga Choi Soon -sil, mike e ngushtë e ish presidentes Park. Kjo e fundit u dënua në muajin shkurt të këtij viti me 20 vjet burg dhe me një gjobë prej rreth 17 milionë dollarësh për akuzat për shpërdorim pushteti, ryshfet dhe ndërhyrje në çështjet shtetërore.

Park u largua nga posti vitin e kaluar pas protestave masive disamuajshe në të cilat u kërkua shkarkimi i saj.

Park është e bija e diktatorit të ndjerë Park Chung-hee, i cili sundoi Korenë e Jugut nga viti 1961 deri në vitin 1979.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG