Lidhje

Koreja e Jugut kryen provën e parë me raketë


Koreja e Jugut njoftoi të mërkurën se kreu provën e saj të parë me një raketë të avancuar, me qëllim forcimin e aftësisë së saj parandaluese ndaj Koresë së Veriut.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa “Taurus” që u nis nga një avion luftarak F-15 fluturoi në lartësi të ulët para se të godiste një objektiv pranë bregut perëndimor të vendit.

Koreja e Jugut po përshpejton përpjekjet për të forcuar aftësitë e saj ushtarake pas provave me armë bërthamore të Koresë së Veriut. Më 3 shtator Pheniani kreu provën e gjashtë dhe më të fuqishme bërthamore deri tani.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG