Lidhje

Presidenti i Sudanit Jugor, i gatshëm për bisedime me rivalin e tij


Presidenti i Sudanit Jugor, Salva Kiir, thotë se është i gatshëm të zhvillojë bisedime me ish-presidentin, të cilin ai e akuzon se ka udhëhequr një grusht shteti ndaj tij.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se gjatë luftimeve të katër ditëve të fundit në Sudan janë vrarë rreth 500 njerëz. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, i tha sot gazetarëve se i ka kërkuar presidentit Kiir të mbajë bisedime me kundërshtarët e tij dhe të bashkëpunojnë me Kombet e Bashkuara gjatë kësaj periudhe të paqëndrueshme për vendin.

Zoti Ban tha se rreth 20 mijë vetë kanë kërkuar strehim tek misioni i OKB-së në Juba, ndërsa zyrtarët qeveritarë i kanë thënë banorëve të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ushtria Popullore Çlirimtare e Sudanit i bëri thirrje të gjithë ushtarëve të paraqiten në komandën e përgjithshme.
XS
SM
MD
LG