Lidhje

SHBA, OKB: Thirrje për paqe në Sudanin e Jugut


Zyrtarët amerikanë dhe të Kombeve të Bashkuara po përsërisin thirrjet për paqe në Sudanin e Jugut, ndërsa atje përhapet dhuna etnike si dhe përleshjet mes ushtrisë dhe kryengitësve.

Luftimet e fundit janë përqëndruar në Malakal, kryeqyteti i këtij vendi të pasur me naftë në pjesën e sipërme të Nilit. Zëdhënësi i ushtrisë Philip Aguer thotë se përleshjet mes rebelëve dhe përkrahësve të qeverisë që filluan të martën, vazhduan sot, dhe të dyja palët ishin ende të pranishme në qytet.

Ndërkohë, më shumë se 40,000 njerëz vazhdojnë të qëndrojnë në kampet e OKB-së, ku kanë gjetur strehim nga përleshjet ose dhuna e motivuar etnikisht mes fiseve Dinka dhe Nuer, dy fiset më të mëdhenj të Sudanit të Jugut.

Zyrtari i OKB-së Toby Lanzer thotë se ka të ngjarë që mijëra njerëz janë vrarë qëkur filluan trazirat 10 ditë më parë.

Megjithatë, misioni i OKB-së në Sudanin e Jugut ka mohuar një njoftim se është gjetur një varrezë masive në Bentiu, kryeqytetin e shtetit Unity të kontrolluar nga rebelët.
XS
SM
MD
LG