Lidhje

Stacioni i hapësirës me tre astronautë të rinj


Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ka tani tre anëtarë të rinj në ekuipazh.

Kapsula hapsinore “Soyuz” me dy astronautë amerikanë dhe një rus u ankorua në Stacion të mërkurën, pesë orë pas nisjes nga Kazakistani.

Tre astronautët duhet të qëndrojnë në stacionin hapësinor për rreth pesë muaj e gjysëm, për të kryer eksperimente.

Ata i bashkohen ekuipazhit të Stacionit me tre anëtarë të tjerë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Italia të cilët ndodhet aty prej fundit të muajit korrik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG