Lidhje

Udhëtim historik për në Stacionin Hapësinor


Një ekip prej tre astronautësh kanë kryer një rrugë më të shkurtër për në Stacionin Ndërkombëtar Hapsinor.

Ekipi i përbërë nga një astronaut amerikan dhe dy rusë kanë kryer një udhëtim historik sot ku ata arritën në stacionin hapsinor 6 orë mbas nisjes. Zakonisht rruga drejt stacionit hapsinor është përshkruar për dy ditë.

Kjo rrugë e shkurtër u jep mundësi astronautve Chris Cassidy të NASA-s dhe rusëve Alexander Misrikin dhe Pavel Vinogradov që të nisin më herët misionin e tyre 5 mujor.

Rusia ka provuar në mënyrë të suksesshme këtë rrugë me ngarkesa, por jo me njerëz.
Përpara nisjes, astronauti Vinogradov tha se një rrugë më e shkurtër fluturimi do të ulë lodhjen e ekipit dhe do t’i lejojë ata që të jenë në formë të mirë fizike për zbritjen në stacionin hapësinor.
XS
SM
MD
LG