Lidhje

SpaceX nis me sukses 4 astronautë për në stacionin e hapësirës


A SpaceX Falcon 9 rocket, topped with the Crew Dragon capsule, is launched carrying four astronauts on the first operational NASA commercial crew mission at Kennedy Space Center in Cape Canaveral, Florida, U.S. November 15, 2020. REUTERS/Joe Skipper

SpaceX, kompania e raketave të teknologjisë së lartë e sipërmarrësit Elon Musk, nisi të dielën me sukses katër astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, misioni i parë i plotë i NASA-s për dërgimin e një ekuipazhi në orbitë në bordin e një anijeje private.

Kapsula e re e kompanisë, Crew Dragon, e instaluar në majë të raketës Falcon-9, u nis në orën 19:27 sipas orës lokale nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Cape Canaveral të Floridës.

Astronautët e NASA-s (nga e majta) Shannon Walker, Victor Glover, Michael Hopkins dhe Soichi Noguchi i agjencisë japoneze të aeronautikës
Astronautët e NASA-s (nga e majta) Shannon Walker, Victor Glover, Michael Hopkins dhe Soichi Noguchi i agjencisë japoneze të aeronautikës

Udhëtimi prej 27 orësh për në stacionin hapësinor, 400 km mbi Tokë, ishte planifikuar fillimisht për të shtunën.

Por nisja u shty një ditë për shkak të motit me erë dhe me shi, në vazhdën e Stuhisë Tropikale Eta. Zyrtarët e NASA-s thanë se moti i keq do ta kishte vështirësuar rikthimin e raketës Falcon-9 në tokë për t’u ripërdorur.

NASA po e quan fluturimin e tanishëm si misioni i saj i parë "operacional" me një raketë dhe sistem për të cilët u deshën 10 vjet të ndërtoheshin.

Një fluturim provë i Crew Dragon në muajin gusht, me vetëm dy astronautë për në stacionin e hapësirës, shënoi për NASA-n misionin e parë hapësinor me njerëz të nisur nga territori amerikan pas një pauze prej 9 vjetësh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG