Lidhje

Florida: SpaceX lëshon me sukses raketën Falcon 9


Komania SpaceX lëshoi me sukses raketën Falcon 9 nga Qendra për Hapësirën “Kennedy” në Cape Canaveral, Florida.

Raketa Falcon u lëshua të dielën nga vendi historik 39A, ku janë lëshuar gjatë viteve ‘60 shumë prej misioneve Apollo për në hënë, si dhe fluturime të tjera të programit tashmë të shpërbërë për anijet kozmike. Raketa mban brenda capsulën pa pilot Dragon, e cila mban ushqime dhe gjëra të tjera për astronautët e në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Nisja e së dielës erdhi vetëm pesë muaj pasi një raketë SpaceX shpërtheu në një vend lëshimi po në Cape Canaveral, duke shkatërruar një satelit komunikimi me vlerë prej 200 milionë dollarësh që do të përdorej nga Facebook-u.

XS
SM
MD
LG