Lidhje

Qeveria spanjolle: Referendumi për pavarësi është “farsë”


Qeveria spanjolle dëshiron të ndalojë referendumin e pavarësisë së të djelës në Katalonia, duke e quajtur atë një “farsë”.

Enric Millo, përfaqësuesi i Madridit në Katalonia, tha se presidenti i Katalonias, Carles Puigdemont dhe ekipi i tij “janë përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur sot dhe për gjithçka që mund të ndodhë nëse nuk i japin fund kësaj farse”.

Policia shkatërroi derën e një qendre votimi me çekiç në Katalonia të dielën, ku kreu rajonal pritej të votonte për referendumin për pavarësi, të ndaluar nga qeveria.

Jashtë qendrës së votimit në Sant Julia de Ramis, pranë qytetit të Gironës shpërthyen përleshje mes policisë dhe votuesve.

Udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont ishte planifikuar të votonte në Sant Julia de Ramis, por votoi në Cornella del Terri në provincën e Gironës.

Katalanasit filluan të votojnë të dielën në referendumin e diskutueshëm të pavarësisë, ndërsa policia konfiskoi fletëvotimet e të paktën një vendvotimi.

Ministria e brendshme e Spanjës tha në Twitter se kutitë e votimit do të hiqen nga qendrat pasi policia vazhdoi dislokimin në Katalonia.

Një zëdhënës i qeverisë rajonale tha se votuesit mund të votojnë në çdo vendvotim, në vend të atyre të caktuar, pasi autoritetet spanjolle kanë mbyllur disa qendra votimi dhe kanë konfiskuar fletëvotimet. Janë raportuar përleshje midis policisë dhe votuesve në disa rrethe.

Njoftohet gjithashtu se policia spanjolle ka goditur turma votuesish me plumba gome. Jordi Turull, zëdhënësi i qeverisë së Katalonias, u bëri thirrje katalananëve të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar “në mënyrë civile dhe paqësore”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG