Lidhje

Spanja tërhoqi urdhër arrestin për Carles Puigdemontin


Gjykata e Lartë spanjolle thatë martën se tërhoqi urdhër arrestin ndërkombëtar ndaj ish udhëheqësit të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe katër anëtarëve të kabinetit të tij, duke thënë se politikanët kanë shprehur vullnetin për t'u kthyer në Spanjë.

Të pestët shkuan në Belgjikë pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga parlamenti i Katalonjës, veprim që u shpall ndërkaq i paligjshëm nga gjykatat spanjolle.

Një ditë më parë Gjykata e Lartë në Spanjë urdhëroi lirimin e gjashtë politikanëve katalanas, por mbajti në fuqi vendimin për mbajtjen në burg të dy aktivistëve separatistë dhe dy ish anëtarëve të qeverisë rajonale, përfshirë nënpresidentin.

Gjykatësi Pablo Llarena vendosi që të vazhdojnë të qëndrojnë në burg, pa të drejtën e lirimit me kusht, ish nënpresidenti Oriol Junqueras, ish ministri i brendshëm Joaquim Forn dhe udhëheqësit e dy grupeve të veçanta separatiste, Gjykatësi caktoi shumën e 118 mijë dollarëve për lirimin me kusht të gjashtë politikanëve të tjerë.

Vendimet e Gjykatës së Lartë u lejojnë atyre të përfshihen në fushatën për zgjedhjet rajonale të 21 dhjetorit, që u shpallën nga Madridi më 21 tetor.

Fushata u hap të martën me shpresat e Madridit për një fitore të forcave që mbështesin unitetin e Spanjës, ndërsa partitë pro pavarësisë i shohin votimet si një mundësi për të çuar përpara synimet për shkëputje nga Spanja.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG