Lidhje

Spanja mban një minutë heshtje për viktimat


Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se një prej atyre që humbën jetën në dy sulmet e djeshme terroriste në rajonin e Barcelonës ishte shtetas amerikan. Sulmet lanë të paktën 14 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha se diplomatët amerikanë në Barcelonë po punojnë me autoritetet lokale për të identifikuar viktimat dhe për të ofruar ndihmë për amerikanët. Një amerikan tjetër është plagosur. Viktimat nuk janë identifikuar.

Mijëra njerëz mbajtën sot një minutë heshtje në sheshin kryesor të Barcelonës për viktimat e dy sulmeve që lanë të paktën 14 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur.

Mbreti dhe kryeministri spanjoll ndoqën ceremonitë në Placa de Catalunya të Barcelonës. Kryeministri Mariano Rajoy shpalli tri ditë zie kombëtare.

Ngjarja filloi të enjten kur një vagon u përplas me njerëzit në Barcelonë. Pjesa më e madhe e vdekjeve dhe plagosjeve ndodhën në bulevardin Las Ramblas.

Presidenti rajonal i Katalonjës tha se të paktën një "terrorist ende nuk është kapur" pas sulmeve në Barcelonë dhe Cambrils. Nuk është e qartë nëse personi në fjalë është shoferi i furgonit në sulmin e Barcelonës, i cili u arratis në këmbë.

Carles Puigdemont gjithashtu i tha radios Onda Cero "nuk ka informacion në lidhje me aftësinë e dikujt për të shkaktuar më shumë dëm."

Policia arrestoi dy persona - një maroken dhe një spanjoll - por nuk është e qartë lidhja e tyre me sulmet. Një person i tretë është arrestuar në qytetin verior Ripoll, tha ministri i Brendshëm i Katalonjës Joaquim Forn.

Zyrtarët e policisë flasin pranë një makine të përmbysur në vendin ku terroristët u kapën nga policia në Cambrils, Spanjë, më 18 gusht 2017. Forcat policore për rajonin e Katalonjës Spanjolle thanë se pesë të dyshuar u qëlluan dhe u vranë në qytetin turistik Cambrils
Zyrtarët e policisë flasin pranë një makine të përmbysur në vendin ku terroristët u kapën nga policia në Cambrils, Spanjë, më 18 gusht 2017. Forcat policore për rajonin e Katalonjës Spanjolle thanë se pesë të dyshuar u qëlluan dhe u vranë në qytetin turistik Cambrils

Sulmi i dytë ndodhi disa orë më vonë në Cambrils, një vendpushim në jug të Barcelonës, kur një automobil u përplas me këmbësorët dhe me një automjet policor. Policia vrau pesë sulmuesit, të cilët sipas saj kishin në trup lëndë shpërthyese, por që më vonë doli se ishin të rreme. Gjashtë civilë u plagosën në Cambrils.

Forn tha të premten se sulmi në Cambrils "ndjek të njëjtën gjurmë" si sulmi në Barcelonë. "Ka një lidhje", shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme.

"Ata janë vrasës, kriminelë që nuk do të na terrorizojnë. E gjithë Spanja është Barcelonë," tha familja mbretërore e Spanjës në deklaratë.

Policia beson se sulmet janë gjithashtu të lidhura me një shpërthim në një shtëpi në Kataluonjë të mërkurën që la të vrarë një person. Autoritetet dyshojnë se njerëzit në shtëpi po përgatisnin një mjet shpërthyes për t'u përdorur në një sulm terrorist.

Furgoni shtyp njerëzit në Barcelonë

Van Runs Over People in Barcelona
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:58 0:00

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të Barcelonës.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha të premten se 26 shtetas francezë ishin midis atyre që u plagosën në Barcelonë. Ai tha se 11 janë në gjendje të rëndë. Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb, tha në një intervistë radioje se "numri i atyre që janë plagosur rëndë mund të jetë ndoshta edhe më i lartë, rreth 17."

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy e quajti sulmin "terrorizëm xhihadist".

"Sot, lufta kundër terrorizmit është përparësia kryesore për shoqëritë e lira dhe të hapura si tonat. Ky është një kërcënim global dhe përgjigja duhet të jetë globale", u tha Rajoy gazetarëve.

Policët e armatosur patrullojnë një rrugë në Las Ramblas, Barcelona, Spanjë, 18 gusht 2017
Policët e armatosur patrullojnë një rrugë në Las Ramblas, Barcelona, Spanjë, 18 gusht 2017

Ramblas i Barcelonës u rihap të premten për publikun. Qendra e qytetit mbetet nën vëzhgim intensiv.

Udhëheqësit botërorë premtojnë unitet, vendosmëri

Presidenti i SHBA Donald Trump tha nëpërmjet Twitterit se "do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar" Spanjën ndërsa Sekretari i Shtetit Rex Tillerson paralajmëroi: "Terroristët në mbarë botën duhet ta dinë: Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë janë të vendosur t’ju gjejnë dhe t’ju sjellin para drejtësisë".

Udhëheqësit botërorë premtojnë unitet, vendosmëri

Presidenti i SHBA Donald Trump tha nëpërmjet Twitterit se "do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar" Spanjën ndërsa Sekretari i Shtetit Rex Tillerson paralajmëroi: "Terroristët në mbarë botën duhet ta dinë: Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë janë të vendosur t’ju gjejnë dhe t’ju sjellin para drejtësisë".

Zyrtarët amerikanë dënojnë sulmin e Barcelonës, ofrojnë ndihmë​

US Officials Condemn Barcelona Van Attack, Offer Assistance to Spain
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:58 0:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel, duke folur në Berlin, tha: "Këto sulme vrasëse na kanë treguar përsëri urrejtjen e plotë ndaj njerëzimit me të cilin vepron terrorizmi islamik". Ajo tha: "Ne nuk do t'i lejojmë këta vrasës të na bëjnë të largohen nga rruga jonë, nga mënyra jonë e jetesës".

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se mendimet e tij ishin me viktimat e sulmit dhe se Franca mbetet "e bashkuar dhe e vendosur." Në Paris, Kulla Eifel qëndroi në errësirë të enjten për të nderuar viktimat.

Ndërkaq, policia në Finlandë tha se disa njerëz u goditën sot me thikë në qytetin bregdetar Turku. Personi i dyshuar u qëllua në këmbë dhe u arrestua. Policia nuk ka konfirmuar numrin e viktimave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG