Lidhje

Spanjë: Mbreti Filip bën thirrje për unitet


Mbreti i Spanjës, Filipi VI po dënon autoritetet katalane, duke thënë se e ata e nxorën veten mbi ligjin duke zhvilluar referendumin për pavarësinë të dielën. Mbreti ju drejtua vendit përmes televizionit duke bërë thirrje për unitet ndërsa mijëra njerëz kishin pushtuar rrugët e Barcelonës në protesta kundër dhunës policore.

Mbreti Filip bëri thirrje për unitet edhe pse mijëra njerëz kishin mbushur sheshet në provincën verilindore të Spanjës në protesta kundër dhunës policore gjatë referendumit. Lucas Santos është student:

“Zakonisht qeveria spanjolle dhe kryesisht mbreti, mbrojnë unitetin e Spanjës dhe ai nuk është i interesuar në opinionin e dy apo tre milion njerëzve.”

Udhëheqësit seperatistë katalanë janë zotuar të shpallin pavarësinë, ndoshta brenda disa ditësh, edhe pse Madridi e ka deklaruar referendumin të paligjshëm dhe të pavlefshëm.

Zyrtarët në Katalonja thanë se rreth 900 njerëz u plagosën kur policia u përpoq të bllokonte procesin e votimit në referendum, i cili u vlerësua jokushtetues nga gjykatat spanjolle.Ndërkohë, autoritetet në Katalonja thonë se 90 përqind e votuesve në referendum zgjodhën pavarësinë nga Spanja dhe kanë bërë thirrje për ndërmjetësim ndërkombëtar për të zgjidhur ngërçin politik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG