Lidhje

Qeveria spanjolle, skeptike për shpërbërjen e ETA-s


Qeveria spanjolle nuk është mjaftuar me faktin që grupi separatist bask ETA i ka dhënë fund të luftës për një shtet të pavarur bask në Spanjën veriore dhe në Francën jugore.

Ministri i Brendshëm i Spanjës Juan Ignacio Zoido është skeptik rreth shpërndarjes së ETA-s pas 60 vjetësh dhe tha se qeveria do të vazhdojë t’i ndjekë ata, që i cilësoi si terroristët baskë.

"Ata nuk do të ishin shpërbërë kurrë, ata u shpërbënë nga forcat e sigurisë të shtetit spanjoll. Ata ishin mposhtur dhe e vetmja gjë që duhet të bënin ishte bashkëpunimi dhe ndihma sepse gjithçka tjetër ishte bërë përmes zbatimit të ligjint,” tha ai.

Grupi ETA, emri i plotë i së cilit në gjuhën baske përkthet "Atdheu bask dhe liria", është përgjegjës për rreth 850 vdekje në fushatën e saj të dhunës dhe terrorizmit në luftën për shkëputjen e rajonit Bask.

Militantët baskë e themeluan grupin si përgjigje ndaj diktatorit ushtarak të Spanjës Francisco Franco, i cili e ndaloi përdorimin në publik të gjuhës baske.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG