Lidhje

Pedro Sanchez bën betimin për kryeministër i Spanjës


Pedro Sanchez bëri sot betimin si kryeministri i ri i Spanjës, duke zëvendësuar kryeministrin e mëparshëm Mariano Rajoy i cili humbi të premten votëbesimin.

Sanchez, udhëheqës i socialistëve të opozitës, bëri betimin para Mbretit Felipe në Pallatin Zarzuela pranë Madridit.

Pedro Sanchez fitoi mocionin me 180 vota në favor, 169 kundër dhe 1 abstenim. Është hera e parë në katër dekada që një udhëheqës spanjoll largohet nga posti në mes të mandatit.

Rajoy humbi votëbesimin pas gjashtë vjetësh në detyrë, në një atmosferë të tendosur pas shpalljes fajtorë të disa ish-anëtarëve të Partisë së tij Popullore nën akuzat për korrupsion.

Sanchez do të marrë zyrtarisht detyrën pasi të ketë emëruar kabinetin e plotë dhe emrat e anëtarëve të jenë botuar në fletoren zyrtare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG