Lidhje

Spanja zhvillon zgjedhjet e përgjithshme


Spanja zhvillon zgjedhjet e përgjithshme
Spanja zhvillon zgjedhjet e përgjithshme

Një sondazh në dalje të votimit, i kryer nga televizioni publik në Spanjë tregon se konservatorët e opozitës kanë korrur një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare, duke çuar këtë parti në pushtet pas gati tetë vjet qeverisje nga socialistët.

Anketat parazgjedhore tregojnë se partia popullore e qendrës së djashtë e drejtuar nga Mariano Rajoy ka siguruar një shumicë absolute në pralamentin me 350 anëtarë.

Kryetari i kësaj partie, Mariano Rajoy po garon kundër kandidatit socialist Alfredo Perez Rubalcaba. Kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero vendosi të mos kërkoi një mandate të tretë ndërsa niveli i miratimit të publikut për punën e tij ishte tepër i ulët.

Menjëherë mbas votimit zoti Rojo tha:

“Mendoj se ky është një moment ku populli flet, ku populli vendos. Unë dua që populli spanjoll të zgjedhë qeverisjen që dëshiron, dhe duhet që këta njerëz që zgjidhen për të qeverisur të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre.“

Kryeministri Zapatero votoi mëngjesin e sotëm në një qendër votimi të vendësur në një shkollë pranë banesës qeveritare të tij. Mbas votimit, Zapatero i cili ka deklaruar se nuk do të rikandidojë për kryeministër, theksoi se zgjedhjet do të ndihmojnë përë të gjetur një zgjidhje për situatën e Spanjës.

“Votimi është mënyra më e mirë për të përballur problemet e vendit. E ardhmja e vendit më shumë se kurrë është në duart e qytetarëve”.

Një votues në Madrid thotë:

“Shpresoj që qeveria të ndryshojë, dhe të vijë një qeverisje e re me taktika dhe ide të reja, më të frytshme se kjo që kemi patur deri më tani. Nëse kjo nuk ndodh, gjërat do të shkojnë keq”.

Ndërsa një tjetrë votues, në Barcelonë thotë:

“Kur Jose Maria Aznar u largua nga qeverisja, kishte 2 milion të papunë, dhe tani numërohen 5 milion të papnë. Qindra kompani janë mbyllur, nga ato me pak punonjës deri tek ato më të mëdhatë. “

Spanja është në prag të recesionit të dytë brenda dy vitesh. Papunësia është në shifrat e 21 %, më e larta në 15 vite e fundit. Situatat e fundit ekonomike ka zemëruar qytetarët spanjollë të cilët kanë protesutuar ndaj qeverisjes së deritanishe.

Nga votimet e sotme zgjidhet parlamenti me 350 pjestarë si dhe zgjidhen 208 senatorë.

XS
SM
MD
LG