Lidhje

Spanjë: Ekspertët hetojnë shkakun e aksidentit


Dalja e trenit nga shinat në Spanjën veriore la 80 të vdekur dhe më shumë se 140 të plagosur

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë shkakun e një treni që doli nga shinat në Spanjë, ku u vranë 80 persona dhe u plagosën më shumë se 140 të tjerë në atë që u bë katastrofa më vdekjeprurëse hekurudhore në vend në më shumë se 40 vjet.

Pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë tregojnë trenin me shpejtësi në një kthesë dje pranë një qyteti të lashtë Santiago de Compostela dhe që përplaset në një mur betoni.

Njoftimet thonë se treni mund të ketë udhëtuar me një sprejtësi më shumë se 160 kilometra në orë në kohën e aksidentit, dyfishi i shpejtësisë së lejuar.

Autoritetet spanjolle kanë hapur dy hetime lidhur me aksidentin – një nga autoritetet e drejtësisë dhe një tjetër nga departamenti i punëve publike. Një nga makinistët e trenit njoftohet se po merret në pyetje.

Ekipet e emergjencës punuan gjatë gjithë natës për të nxjerrë nga vagonat e shkatërruar të mbijetuarit.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i cili është lindur në Santiago de Compostela, shkoi në vendlindjen e tij për të inspektuar skenën e ngjarjes.

Treni ishte nisur nga Madridi me destinacion qytetin veri-perëndimor Ferrol, ndërkohë që rajoni Galicia në Spanjë përgatitet për festivalin që nderon shenjtorin Santiago.

Ky është aksidenti më i rëndë hekurudhor në Spanjë që nga viti 1972.

XS
SM
MD
LG