Lidhje

Spitali fushor në Parkun Qendror të Nju Jorkut


brenda njërës prej tendave të ngritura nga organizata e krishterë e ndihmave "Samaritan's purse"

Punonjësit të hënën përfunduan punën për ngritjen e një spitali fushor me 68 shtretër në parkun qendror të qytetit të Nju Jorkut (Central Park), i cili pritet të fillojë të pranojë pacientë të infektuar me koronavirus të martën, thuhet në një njoftim të lëshuar nga kryebashkiaku Bill de Blasio. Spitalet e qytetit të Nju Jorkut janë të mbingarkuar për shkak të fluksit të pacientëve të infektuar me Covid-19. Ky shtet ka numrin më të lartë të rasteve të infektimit me koronavirusin në Shtetet e Bashkuara.


Spitali fushor, i ngritur nga kompania “Mount Sinai Health Systems” dhe organizata jofitimprurëse “Samaritan's Purse”, do të trajtojë vetëm pacientë të procesuar ose transferuar nga sistemi i spitaleve “Mount Sinai”, tha kryebashkiaku de Blasio.

Spitalet në qytetin e Nju Jorkut i kanë tejkaluar kapacitetet e tyre të pranimit të pacientëve të infektuar me COVID-19. Shteti i Nju Jorkut përbën pothuajse gjysmën e 141.883 rasteve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se një të tretën e 4747 viktimave të shkaktuara nga virusi, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Reuters. Shtetet e Bashkuara kanë rastet më të shumta të raportuara të koronavirusit në botë.

Të hënën në mëngjes, zyrtarët e Nju Jorkut mirëpritën gjithashtu anijen spital të marinës amerikane, “USNS Comfort”, për të trajtuar deri në 1000 pacientë njëherësh, që vuajnë nga sëmundje të tjera, jo me koronavirus, duke përfshirë ata që kanë nevojë për operacione dhe kujdes kritik, thuhet në një njoftim të ushtrisë amerikane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG