Lidhje

Qindra të vrarë e të plagosur në Sri Lankë


Të paktën 138 veta u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën nga pasojat e shpërthimeve të bashkërenduara në tri kisha dhe tri hotele në Sri Lankë, gjatë kremtimeve të pashkëve.

Ky ishte rasti më i rëndë i dhunës në vendin e Azisë Jugore që kur morri fund lufta civile dhjetë vjet më parë.

Sipas një zyrtari që nuk deshi të identifikohej, dy nga shpërthimet dyshohet të jenë kryer nga sulmues vetëvrasës. Besimtarë dhe mysafirë hotelesh janë në mesin e të vrarëve, i tha ai agjencisë së lajmeve Associated Press.

Askush nuk e mori ende përgjegjësinë për shpërthimet e së dielës.

Kryeministri Ranil Wickremesinghe, thirri mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë dhe dënoi ashpër sulmet, duke bërë thirrje për bashkim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG