Lidhje

Mbi 200 të vdekur nga përmbytjet në Sri Lankë


Autoritetet në Sri Lankë thanë të mërkurën se përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që u shkaktuan nga monsunet, lanë pas vetes të paktën 202 të vdekur.

Të dhënat e fundit të qendrës për menaxhimin e fatkeqësive natyrore flasin për 96 veta ende të zhdukur dhe për afro 80 mijë të zhvendosur që po qëndrojnë në qendra të përkohshme strehimi.

Shirat goditën vendin në fund të javës së shkuar duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu që shkatërruan qindra ndërtesa e shtëpi. Rreth 630 mijë veta jetojnë në zonat e goditura nga monsunet.

Ushtria e Shri Lankës është përfshirë në përpjekjet për të shpërndarë ndihma dhe për të shpëtuar më të rrezikuarit.

Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia, Pakistani, Australia dhe India janë në mesin e vendeve që janë zotuar të ndihmojnë Shri Lankën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG