Lidhje

DASH bllokon e-mailin jo sekret


Departamenti i Shtetit ka bllokuar sistemin e e-mailit jo sekret, pas një ndërhyrjeje që dyshohet si sulm nga hakerë në këtë sistem.

Teknikët po kontrollojnë sistemin për të parë dëme që mund të ketë shkaktuar ndërhyrja, që ndodhi në të njëjtën kohë si një tjetër sulm ndaj sistemit kompiuterik të Shtëpisë së Bardhë muajin e kaluar.

Në të kaluarën, hakerë kinezë apo rusë janë fajësuar si autorë të këtyre ndërhyrjeve.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha sot për median amerikane se asnjë nga elementët e sistemit sekret të Departamentit nuk ishte kompromentuar nga sulmi dhe se shpresohet që sistemi i emailit të rikthehet në funksionim së shpejti.

XS
SM
MD
LG