Lidhje

PE: OK statusit për Shqipërinë


Parlamenti europian votoi sot në favor të rezolutës që mbështet rekomandimin e komisionit europian që Shqipërisë t’i jepet Statusi i vendit kandidat. Disa vende anëtare ende hezitojnë

Parlamenti europian votoi sot në favor të rezolutës që mbështet rekomandimin e komisionit europian që Shqipërisë t’i jepet Statusi i vendit kandidat

Rezoluta mori një mbështetje të gjerë gjatë votimit të sotëm, duke reflektuar edhe frymën e diskutimeve gjatë seancës së dy ditëve më parë ku mori pjesë edhe komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle. Rezoluta njeh përparimin e bërë nga Shqipëria dhe i kërkon Këshillit europian që të shprehen në favor të Statusit.

Komisioneri Fyle tha dy ditë më parë se Shqipëria i ka përmbushur angazhimet e saj dhe tani i takon vendeve anëtare që të përmbushin angazhimin e tyre.Por disa vende nuk janë të bindura. Mes tyre është Hollanda e cila nuk duket e gatshme për momentin, ndonëse ministri i saj i Jashtëm do të përpiqet të kuptojë edhe pozicionin e shteteve të tjera. Gjermania gjithashtu është hezituese së bashku me Anglinë. Ndoshta qëndrimi për Shqipërinë do të mund të përcaktohet në momentet e fundit, para mbledhjes së ministrave të jashtëm të martën e ardhshme
XS
SM
MD
LG