Lidhje

Vuçiç: gazetari Stefan Cvetkoviç është gjallë


Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha sot se gazetari Stefan Cvetkoviç është gjetur i gjallë dhe shëndosh e mirë në rajonin Bela Crkva, ku ishte zhdukur dy ditë më parë.

"Pas 30 orësh të punës së vështirë, kemi ardhur në rezultate serioze dhe dëshiroj të informoj publikun dhe qytetarët e Serbisë se Stefan Cvetkoviq është në duart tona, i gjetur gjallë dhe mirë",- tha presidenti serb në një konferencë të jashtëzakonshme.

Ai tha se gazetari Cvetkoviç është aktualisht në polici duke u marrë në pyetje.

Zhdukja e gazetarit, Stefan Cvetkoviç nga Bela Crkva, në mbrëmjen e së mërkurës, ngjalli reagime të shumta, ndërsa autoritetet në Serbi dërguan helikopterë, trupa shtesë të xhandarmërisë dhe njësitë e zhytësve për të kërkuar gazetarin e zhdukur.

Gazetari Cvetkoviç, ishte i njohur për hulumtimin e shumë aferave, përfshirë edhe vrasjen e politikanit lokal serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Disa herë gjatë viteve të fundit, ai është ankuar për kërcënime lidhur me hulumtimet e tij.

Në muajin shkurt në Beograd ai organizoi një konferencë me gazetarë ku publikoi fotografitë e personave, që sipas tij, ishin të përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç, ndërsa pohoi se atentati ndaj tij ishte paguar me 40 mijë euro.

Oliver Ivanoviç u vra në rrethana të paqarta më 16 janar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG