Lidhje

Stros Kahn deklaron pafajësinë


Stros Kahn deklaron pafajësinë
Stros Kahn deklaron pafajësinë

Ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Straus Kahn ka deklaruar se është i pafajshëm para një gjykate amerikane, në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij për përpjekje përdhunimi ndaj një punonjëse hoteli në Nju Jork muajin e kaluar.

Zoti Straus Kahn, i cili shoqërohej nga gruaja dhe stafi i tij ligjor, u prit nga një grup grash të veshura si punonjëse hoteli që thërrisnin “Të të vij turp”. Seanca tjetër dëgjimore ndaj tij është planfikuar për në 18 korrik.

Zoti Stros Kahn është akuzuar për sulmin ndaj një imigranteje 32 vjeçare afrikane muajin e kaluar kur ajo pat shkuar për të pastruar suitën e tij në hotelin Sofitel të Nju Jorkut.

Zoti Stros Kan dha dorëheqjen si drejues i FMN pak ditë mbasi u arrestua në 14 maj në një aeroplan të linjës ajrore air France, pak minuta përpara se të nisje nga Nju Jorku për në Paris. Ai ka qenë në arrest shtëpiak që kur u lirua nga burgu muajin e kaluar me një garanci prej 6 milion dollarësh.

Nëse gjendet fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij, 62 vjeçari Stros Kahn mund të dënohet deri me 25 vjet burg.

XS
SM
MD
LG