Lidhje

GJNK kërkon arrestimin e presidentit sudanez


Një gjykatës jugafrikan i urdhëroi autoritetet të mos e lejojnë presidentin sudanez Omar al-Bashir të largohet nga vendi, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve i kërkoi Afrikës së Jugut arrestimin e presidentit të Sudanit, i cili ndodhet në Johanesburg për një takim të Bashkimit Afrikan.

Ministria e Jashtme e Sudanit tha se zoti Bashir do të ktheet në vendin e tij, pas sesionit kryesor të samitit.

Megjithë thirrjet për arrestimin e tij, zoti al-Bashir mori sot pjesë në një foto në grup me udhëheqës të tjerë afrikanë në Johanesburg.

Gjykata thotë se për zotin Bashir ka dy urdhër arreste, nën akuzat për krime lufte dhe genocid, që lidhen me dërgimin e ushtrisë dhe mbështetjen për forcat milicore arabe në shtypjen e kryengritjes së armatosur gjatë konfliktit të Darfurit në vitin 2003.

Kombet e Bashkuara thonë se luftimet në këtë rajon të varfër kanë shkaktuar 300 mijë të vrarë dhe mbi 2 milionë refugjatë. Shumica e viktimave ishin civilë.

XS
SM
MD
LG