Lidhje

Masat pas sulmit masiv kibernetik


Një kompani globale e transportit dhe logjistikës daneze thotë se ka restauruar shumicën e sistemeve të teknologjisë së informacionit pas një sulmi të madh kibernetik javën e kaluar që preku kompanitë dhe agjencitë qeveritare në më shumë se 60 vende.

Firma A.P. Moller-Maersk thotë se po rifillon dërgesat e kontejnerëve në portet kryesore, por se mund të duhet një javë tjetër për të normalizuar të gjitha funksionet kompjuterike.

Sulmi kibernetik që goditi linjën më të madhe të anijeve në botë, preku edhe kompaninë farmaceutike amerikane Merck, degën e FedEx TNT, firmën ndërkombëtare ligjore DLA Piper të Londrës dhe Oschadbank të Kievit.

Autoritetet ukrainase ia hedhin fajin Rusisë për sulmin, akuzë që Moska e mohon.

Ukraina ka qenë në mënyrë të përsëritur objekt i sulmeve kibernetike të fuqishme të lidhura me Moskën, por disa ekspertë të pavarur thonë se është shumë herët, bazuar në atë që është e njohur publikisht, për të arritur në përfundimin se kush është përgjegjës për sulmin.

Hakerët morën të dhënat nga sistemet kibernetike dhe kërkonin një shpërblim për t'ia dhënë ato pronarit të saj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG