Lidhje

Sulm vetëvrasës në Irak, 50 të vrarë dhe 150 të plagosur


Sulm vetëvrasës në Irak, 50 të vrarë dhe 150 të plagosur
Sulm vetëvrasës në Irak, 50 të vrarë dhe 150 të plagosur

Zyrtarët irakianë thanë se 50 veta humbën jetën dhe të paktën 150 të tjerë u plagosën nga një sulm vetëvrasës përjashta një stacioni policie, ku ishin grumbulluar njerëz që kërkonin të rekrutoheshin.

Shpërthimi ndodhi sot në qytetin e Tikritit, vendlindja e ish diktatorit, Sadam Husein.

Policia lokale tha se të paktën 100 veta ishin mbledhur për të aplikuar për një vend pune në forcat irakiane të sigurimit. Nuk dihet ende se sa prej viktimave ishin rekrutë policie ose civilë.
Pas sulmit, autoritetet fetare bënë thirrje për dhurim gjaku për të plagosurit.

Kohët e fundit kanë ndodhur një numër shpërthimesh vetëveasëse në mbarë Irakuan, ndërsa vendipërpiqet të lerë pas vitet e luftës.

Dje, një autor sulmi vetëvrasës sulmoi autokolonën e makinave, që shoqëronin guvernatorin e provincës Anbar. Të paktën 6 veta u plagosën, por jo guvernatori.

XS
SM
MD
LG