Lidhje

8 të vdekur në sulm vetëvrasës në Afganistan


Një shpërthim vetëvrasës në Afganistan ka lënë të paktën tetë të vdekur dhe ka plagosur 16 të tjerë.

Zyrtarët thonë se shpërthimi në Xhalalabad, kryeqyteti i provincës Nangahar, u regjistrua në një turmë njerëzish para rezidencës së një ish-komandanti të distriktit policor.

Një zëdhënës i autoriteteve lokale tha se viktimat ishin përkrahës të komandantit dhe kërkonin kthimin e tij në detyrë.

Shteti Islamik, permes platformës së tij propagandistike, mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë se në këtë incident ishin vrarë e plagosur mbi 50 vetë.

Sulmi u regjistrua disa orë pasi zyrtari lokal konfirmoi për Zërin e Amerikës se persona të vetë-deklaruar si anëtarë të ISIS-it kishin ekzekutuar me prerje koke luftëtarë të njësive të tyre në distriktin e trazuar Achin në provincën Nangahar.

Media afgane njoftoi se luftëtarët ishin ekzekutuar pasi synonin të largoheshin nga njësitë e ISIS-it dhe të bashkoheshin me procesin e paqes të mbështetur nga qeveria.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG