Lidhje

Siri: Sulmet ajrore godasin dy spitale në Alepo


Dy spitale të mëdha në pjesën lindore të Aleppos në Siri u gjenden nën objektivin e sulmeve ajrore. Dëmtimet nga sulmet bllokuan përkohësisht punën, duke kufizuar edhe më tej kujdesin shëndetësor në qytetin e goditur rëndë nga konflikti pesë vjeçar.

Dy spitalet në fjalë gjenden në pjesën e qytetit Aleppo që kontrollohet nga rebelët, që kundërshtojnë sundimin e presidentit Bashar al-Assad. Forcat qevritare siriane filiuan këtë javë një ofensivë të re në përpjekje për të rimarrë kontrollin e Aleppos. Ofensiva vjen pas prishjes së armëpushimit të fundit në Siri që kishte për synim dërgimin e ndihmave humanitare dhe mjekësore në Aleppo dhe zona të tjera të izoluara nga dhuna.

Adham Sahloul, me Shoqatën Amerikano Siriane të Mjekësisë, tha se sulmet e së mërkurës ishin të qëllimshme. Ai tha se kanë mbetur vetëm 29 mjekë në lindje të Aleppos për trajtimin e 350 mijë njerëzve. Aktualisht nuk është e qartë se kush është përgjegjës për sulmet ndaj spitaleve.

XS
SM
MD
LG