Lidhje

Velipojë, prokuroria nis hetimet për shkaqet e shpërthimit


Prokuroria e Shkodrës regjistroi një procedim penal pas zjarrit që përfshiu ditën e premte restorantin “Cavaliero”, në kompleksin “Fishta” në Velipojë, ku mbetën të plagosur katër përsona dhe u lëndua një punonjëse e shëndetësisë, që u erdhi në ndihmë.

Për shkak të gjendjes kritike për jetën, dy prej të plagosurve u dërguan menjëherë me helikopter në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ndërsa paraditen e sotme u dërgua edhe një 19 vjeçare, e cila mbeti edhe ajo e plagosur në këtë ngjarje.

Sipas organit të akuzës, deri tani hetimet janë përqendruar në veprën penale “shkatërrim prone nga pakujdesia” dhe “shkelja e rregullave të sigurisë teknike”. Gjithashtu, hetimet po përqendrohen edhe në veprimtarinë e inspektorëve të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Ndërkohë, pas verifikimeve në vendin e ngjarjes, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) deklaroi se shkaku i zjarrit ishte rrjedhja e gazit në ambjentet e brendshme të lokalit.

Shpërthimi i të premtes në mjediset e brendshme të restorantit “Cavaliero”, në një nga zonat më të populluara në plazhin e Velipojës, ka ringritur shqetësimin për mungesën e masave të sigurisë në mjediset e banuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG