Lidhje

Amerikanët bëhen gati për Superbowl-in


Spektatli i finales së Kampionatit të Futbollit Amerikan, ku këtë vit janë përballë njëra-tjetrës skuadrat Broncos të Denverit dhe Panthers të Karolinave, i kapërcen kufijtë e stadiumit ku mbahet sot Superbowl-i në San Francisco të Kalifornisë.

E diela e Superbowl-it, është dita që i ngjan më shumë një feste kombëtare në Shtetet e Bashkuara, pa qenë në fakt një festë. Amerikanët në gjithë vendin mblidhen me miqtë dhe familjet nëpër festa në shtëpitë e njëri-tjetrit apo në bare për të parë lojën, duke sjellë gjithmonë numra rekord shikuesish në televizion.

Loja e vitit të kaluar u pa nga 114 milionë vetë në Shtetet e Bashkuara, programi më i ndjekur në televizion në histori.

Megjithëse shumica a tyre që shohin Superbowl-in janë tifozë, njerëzit mblidhen për aspektin social të tij. Edhe ata që nuk e pëlqejnë lojën e shohin për spektaklin në pushimin e ndeshjes me artistë të famshëm dhe reklamat, ku kompanitë kanë që shans të bëjnë për vete një numër të jashtëzakonshëm njerëzish. Për këtë arsye ato janë si minispektakël më vete, artistike dhe me humor dhe çmimi që paguhet për një spot 30 sekondash është marramendës, rreth 5 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG