Lidhje

Taylor Swift, artistja më e mirë e vitit


Ylli i muzikës country dhe pop Taylor Swift fitoi çmimin më të lartë të ceremonisë "American Music Awards".

Swift mori dje çmimin për artisten më të mirë të vitit duke mposhtur Justin Timberlake, Rihannan, Bruno Mars, dhe Macklemore dhe Ryan Lewis në ceremononë e zhvilluar mbrëmë në teatrin Nokia në Los Anxheles.

Swift fitoi gjithashtu çmimin si artistja më e mire pop.rock, artisja më e mirë e muzikës country dhe albumin më të mirë country.

Rihanna, e cila fitoi çmimin si artistja më e mire për muzikën shythm and blues/soul, fitoi gjithashtu çmimin e parë të dhënë ndonjëherë , atë të Ikonës që u prezantua nga e ëma e saj.

Justin Timberlake mori tre çmime – atë për albumin më të mirë soul/R&B, artistin më të mirë soul/R&B dhe atë të pop/rock.

Shfaqja e këtij viti u prezantua nga interpretuesi latin Pitbull.

Kandidaturat për çmimet American Music Award nominees zgjidhen bazuar në shitjet dhe koha e transmetimeve në radio si dhe nga admiruesit që zgjedhin fituesit duke votuar online.
XS
SM
MD
LG