Lidhje

Tridhjetë të vrarë në një sulm në Siri


Aktivistët sirianë thanë se sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara goditën një rafineri nafte në veri të Sirisë dje, duke vrarë 30 persona.

Organizata "Vëzhguesit Sirianë për të Drejtat e Njeriut", me seli në Londër, që përdor një rrjet burimesh në mbarë Sirinë, tha se grupi Shteti Islamik kishte nën kontroll rafinerinë dhe se viktimat ishin militantë dhe punëtorë.

Koalicioni që po mbështet ushtrinë irakiane në përpjekjen e saj për të rimarrë territore nga Shteti Islamik ka kryer më shumë se 2,300 sulme ajrore në Irak dhe Siri që nga gushti, sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit.

Këto sulme përfshijnë një përgjigje ndaj kërkesës së qeverisë irakiane për të ndihmuar në ruajtjen e qendrave të antikitetit, që kanë qënë objekt shkatërrimesh nga militantët gjatë javëve të fundit.

XS
SM
MD
LG