Lidhje

Mbërrijnë ndihma humanitare në Siri


Disa autokolona me ndihma ushqimore dhe mjekësore hynë sot në tre qytete të Sirisë, ku bllokada e forcave qeveritare dhe e luftëtarëve rebelë i kanë lënë banorët të uritur.

Një zëdhënës i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar tha se autokolonat hynë në qytetet afër kufirit me Libanin, Sirinë dhe Turqinë.

Ky është një operacion i përbashkët midis Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Gjysmëhënës së Kuqe siriane dhe Kombeve të Bashkuara, pasi qeveria siriane ranë dakord javën e kaluar që të lejojë kalimin e ndihmave.

Në të tre qytetet civilët janë bërë viktima të luftimeve gati pesë-vjeçare mes ushtrisë së presidentit Bashar al-Assad dhe grupeve të ndryshme të kryengritësve që e kundërshtojnë atë.

XS
SM
MD
LG