Lidhje

Vëzhguesit e OKB-së vizitojnë vendin e masakrës


Në Siri, më shumë se 150 njerëz, shumica civilë, u vranë të enjten nga bombardimet e forcave qeveritare.

Vëzhguesit e OKB-së vizituan sot fshatin qendror të provincës Hama, Tremseh, ku më shumë se 150 njerëz, shumica civilë, u vranë të enjten nga bombardimet e forcave qeveritare.

Zyrtarët e OKB-së thonë se ekipi prej 11anëtarësh hyri sot në fshatin me shumicën e banorëve suni, për të mbledhur infromacione për incidentin.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon fajësoi qeverinë siriane për sulmin, duke e cilësuar atë “masakër”. Media shtetërore siriane fajësoi terroristët për masakrën. Lajmet për sulmin në Hama vijnë ndërkohë që Këshilli i Sigurimit debaton nëse do të vendosë sanksione të reja mbi qeverinë siriane në qoftë se ajo vazhdon të sulmojë civilët me armë të rënda.

Rusia po kërcënon përsëri se do t’i verë veton rezolutës së mbështetur nga Perëndimi. Ndërkohë, Vëzhguesit sirian për të drejtat e njeriut i tha Zërit të Amerikës se sot forcat qeveritare kanë vazhduar bombardimet në qytetet jugore Khirbet dhe Gazaleh.
XS
SM
MD
LG